PREMTIMI "LAND ROVER APPROVED"

Çdo automjet që mban stemën Land Rover është krijuar për drejtim komod në disa nga terrenet më të vështira të botës. Kjo do të thotë se programi ynë Approved duhet të bëjë të pamundurën për t'u siguruar që automjetet tona t'i përgjigjen kësaj sfide, pavarësisht se sa i stërmundoni. Automjeti juaj Land Rover Approved është aq i përsosur sa ç'e prisni. Për të garantuar se del nga shitësi në kushtet më të mira të mundshme, kemi një premtim për klientin për automjetet Approved. Kjo ofron qetësi absolute shpirtërore dhe siguron që automjeti të mundësojë drejtimin më të shtruar e praktik të mundshëm.

KËRKO PËR "APPROVED"

GARANCI PËR AUTOMJET LAND ROVER APPROVED ME KILOMETRAZH TË PAKUFIZUAR PËR DY VJET OSE PËR 100 000 KM

Krijuar posaçërisht për Land Rover nën pesë vjet nga data e prodhimit me më pak se 100 000 km në çastin e blerjes. Punimet kryhen vetëm nga teknikë të trajnuar nga Land Rover me pjesë origjinale, vegla të miratuara dhe pajisje diagnostike. Asgjë më pak. Nuk ka kufizime për numrin e pretendimeve që mund të ngrihen, deri në çmimin e blerjes së automjetit, dhe garancia ju mbulon për dy vjet pa kufizime kilometrazhi. Kjo ofrohet vetëm nga shitës të autorizuar nga Land Rover.​​

ASISTENCË RRUGORE 24/7 NË MB DHE EVROPË, PËR 24 MUAJ

Asistenca e Land Rover është krijuar për t'ju ofruar mbështetje të plotë nëse ju nevojitet, një shërbimi vërtet i shtruar. Mbulon çdo rast; nga avaritë apo aksidentet deri në urgjencat më të vogla, si p.sh. shpimi i gomave apo humbja e çelësave. Automjeti juaj mbulohet për të gjithë kohëzgjatjen e garancisë dhe vepron 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. Dhe të jeni të sigurt, nëse ju duhet ndonjë riparim në vend, organizim i mëtejshëm i udhëtimit, veturë me qira, ridërgim i automjetit apo akomodim, përfshihen të gjitha.​​

INSPEKTIM 165 MULTI-POINT

Kemi një listë kontrolli për 165 pika inspektimi që duhet ndjekur fije e për pe. Kjo garanton që automjeti juaj të jetë në gjendje optimale elektrike dhe mekanike, si dhe karroceria të jetë fringo e re. Me përdorimin e teknologjive, veglave dhe pajisjeve të fundit diagnostike, teknikët tanë i kryejnë këto kontrolle me rigorozitetin maksimal. Inspektimi përfshin gjithmonë bojën, pjesën e brendshme, përgatitjen e plotë të motorit, një provë në rrugë dhe një inspektim përfundimtar përpara se automjeti të marrë viston e njërit prej teknikëve tanë të Land Rover. Të gjitha pajisjet duhet të kalojnë të 165 kontrollet për t'u klasifikuar Land Rover Approved.

TEKNIKËT TANË

Duhet një lloj i caktuar personi për të kapur nivelet e profesionalizmit, aftësisë dhe kujdesit ndaj hollësisë që kërkojmë ne. Çdo punim servisi do të ndërmerret nga teknikët e trajnuar nga Land Rover me anë të mjeteve specifike, pajisjeve diagnostike dhe pjesëve origjinale Land Rover. Ne punojmë me standarde gjithnjë e më të përpikta, ndaj dhe punimet duhet të ndërmerren vetëm nga shitësit tanë për automjete Approved.​​

KONTROLL I PAVARUR I KILOMETRAZHIT DHE I HISTORIKUT

Historiku i çdo automjeti kontrollohet në tërësi me anë të metodave të pavarura kërkimore që kryesojnë tregun. Të gjitha automjetet vijnë me kilometrazh të verifikuar në mënyrë të pavarur dhe historik të certifikuar pronësie, për të garantuar që të mos ketë probleme të prapambetura financiare me automjetin, si dhe që të mos jetë i vjedhur apo i çregjistruar. Kjo garanton që ta drejtoni automjetin të sigurt duke ditur se automjeti juaj i ri Approved ka një historik të plotë dhe jua plotëson pritshmëritë.​​

PROVA NË RRUGË

Automjetet i nënshtrohen një prove në rrugë gjatë së cilës teknikët tanë synojnë të vlerësojnë veçoritë e performancës së secilit automjet. Për shembull sistemet e suspensionit, dridhjeve, frenimit, performanca e motorit, transmisioni dhe nëntë pika të tjera specifike monitorohen për të garantuar performancë optimale të automjetit. Duke kryer teste të tilla rigoroze, mund të garantohet cilësia e automjetit tuaj Approved.​​

INSPEKTIM I PAVARUR

Për të ruajtur standardet e larta që i vendosim vetes dhe shitësve tanë, ne kryejmë një inspektim të pavarur të shërbimit tonë, ambienteve dhe personelit. Ky mbulon të gjitha aspektet e programit "Approved" nga perspektiva e klientit, që nga ambientet deri te vetë automjetet. Duke pasur një organ të paanshëm për verifikimin e standardeve tona, i qëndrojmë kështu gjithnjë motos sonë për të shkuar gjithnjë e më tej.

LAND ROVER APPROVED

Programi Land Rover Approved është projektuar për t'ju garantuar të njëjtin nivel cilësie, shërbimi dhe kënaqësie të klientit që do të kishit po të blinit një makinë të re.

KËRKO PËR "APPROVED"