Rregullorja e skedarëve të personalizimit

Land Rover rekomandon përdorimin e skedarëve të personalizimit për ruajtjen e informacionit në kompjuterin tuaj, për përmirësimin e faqes tonë dhe për të na bërë të mundur reklamimin e atyre produkteve dhe shërbimeve që mund të paraqesin interes për ju. Njëri nga skedarët e personalizimit që përdorim është thelbësor për funksionimin e disa pjesëve të faqes dhe është caktuar tanimë. Të gjithë skedarët e personalizimit të kësaj faqeje mund t'i fshini dhe t'i bllokoni por do të vini re se disa elemente mund të mos punojnë në rregull. Për të mësuar më shumë rreth reklamimit sipas sjelljes në internet, ose rreth skedarëve të personalizimit që përdorim, dhe se si t'i fshini, shihni rregullorja e privatësisë. Me mbylljen, njëherësh bini dakord që skedarët e personalizimit të përdoren në përputhje me rregulloren tonë për skedarët e personalizimit.

Currency Advisory

Currency conversion and sale price from that of the selling retailers local currency is for information purposes only, and is not contractual. It should be used as a guide only and is based on a daily exchange rate provided by Google Finance.
By closing this message you agree that you have read the terms above.


Në rregull

PREMTIMI PËR KLIENTËT E LAND ROVER

Çdo automjet që mban stemën Land Rover është krijuar për drejtim komod në disa nga terrenet më të vështira të botës. Kjo do të thotë se programi ynë Approved duhet të bëjë të pamundurën për t'u siguruar që automjetet tona t'i përgjigjen kësaj sfide, pavarësisht se sa i stërmundoni.

Automjeti juaj Land Rover Approved është aq i përsosur sa ç'e prisni. Për të garantuar se del nga shitësi në kushtet më të mira të mundshme, kemi një premtim për klientin për automjetet Approved. Kjo ofron qetësi absolute shpirtërore dhe siguron që automjeti të mundësojë drejtimin më të shtruar e praktik të mundshëm.

GARANCI PËR AUTOMJET LAND ROVER APPROVED ME KILOMETRAZH TË PAKUFIZUAR PËR DY VJET OSE PËR 100 000 KM

GARANCI PËR AUTOMJET LAND ROVER APPROVED ME KILOMETRAZH TË PAKUFIZUAR PËR DY VJET OSE PËR 100 000 KM

Krijuar posaçërisht për Land Rover nën pesë vjet nga data e prodhimit me më pak se 100 000 km në çastin e blerjes. Punimet kryhen vetëm nga teknikë të trajnuar nga Land Rover me pjesë origjinale, vegla të miratuara dhe pajisje diagnostike. Asgjë më pak. Nuk ka kufizime për numrin e pretendimeve që mund të ngrihen, deri në çmimin e blerjes së automjetit, dhe garancia ju mbulon për dy vjet pa kufizime kilometrazhi. Kjo ofrohet vetëm nga shitës të autorizuar nga Land Rover.

Kërkim për automjete Approved
ASISTENCË RRUGORE 24/7 NË MB DHE EVROPË, PËR 24 MUAJ

ASISTENCË RRUGORE 24/7 NË MB DHE EVROPË, PËR 24 MUAJ

Asistenca e Land Rover është krijuar për t'ju ofruar mbështetje të plotë nëse ju nevojitet, një shërbimi vërtet i shtruar. Mbulon çdo rast; nga avaritë apo aksidentet deri në urgjencat më të vogla, si p.sh. shpimi i gomave apo humbja e çelësave. Automjeti juaj mbulohet për të gjithë kohëzgjatjen e garancisë dhe vepron 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. Dhe të jeni të sigurt, nëse ju duhet ndonjë riparim në vend, organizim i mëtejshëm i udhëtimit, veturë me qira, ridërgim i automjetit apo akomodim, përfshihen të gjitha.

Kërkim për automjete Approved
INSPEKTIM 165 MULTI-POINT

INSPEKTIM 165 MULTI-POINT

Kemi një listë kontrolli për 165 pika inspektimi që duhet ndjekur fije e për pe. Kjo garanton që automjeti juaj të jetë në gjendje optimale elektrike dhe mekanike, si dhe karroceria të jetë fringo e re. Me përdorimin e teknologjive, veglave dhe pajisjeve të fundit diagnostike, teknikët tanë i kryejnë këto kontrolle me rigorozitetin maksimal. Inspektimi përfshin gjithmonë bojën, pjesën e brendshme, përgatitjen e plotë të motorit, një provë në rrugë dhe një inspektim përfundimtar përpara se automjeti të marrë viston e njërit prej teknikëve tanë të Land Rover. Të gjitha pajisjet duhet të kalojnë të 165 kontrollet për t'u klasifikuar Land Rover Approved.

Kërkim për automjete Approved
TEKNIKËT TANË

TEKNIKËT TANË

Duhet një lloj i caktuar personi për të kapur nivelet e profesionalizmit, aftësisë dhe kujdesit ndaj hollësisë që kërkojmë ne. Çdo punim servisi do të ndërmerret nga teknikët e trajnuar nga Land Rover me anë të mjeteve specifike, pajisjeve diagnostike dhe pjesëve origjinale Land Rover. Ne punojmë me standarde gjithnjë e më të përpikta, ndaj dhe punimet duhet të ndërmerren vetëm nga shitësit tanë për automjete Approved.

Kërkim për automjete Approved
KONTROLL I PAVARUR I KILOMETRAZHIT DHE I HISTORIKUT

KONTROLL I PAVARUR I KILOMETRAZHIT DHE I HISTORIKUT

Historiku i çdo automjeti kontrollohet në tërësi me anë të metodave të pavarura kërkimore që kryesojnë tregun. Të gjitha automjetet vijnë me kilometrazh të verifikuar në mënyrë të pavarur dhe historik të certifikuar pronësie, për të garantuar që të mos ketë probleme të prapambetura financiare me automjetin, si dhe që të mos jetë i vjedhur apo i çregjistruar. Kjo garanton që ta drejtoni automjetin të sigurt duke ditur se automjeti juaj i ri Approved ka një historik të plotë dhe jua plotëson pritshmëritë.

Kërkim për automjete Approved
PROVA NË RRUGË

PROVA NË RRUGË

Automjetet i nënshtrohen një prove në rrugë gjatë së cilës teknikët tanë synojnë të vlerësojnë veçoritë e performancës së secilit automjet. Për shembull sistemet e suspensionit, dridhjeve, frenimit, performanca e motorit, transmisioni dhe nëntë pika të tjera specifike monitorohen për të garantuar performancë optimale të automjetit. Duke kryer teste të tilla rigoroze, mund të garantohet cilësia e automjetit tuaj Approved.

Kërkim për automjete
INSPEKTIM I PAVARUR

INSPEKTIM I PAVARUR

Për të ruajtur standardet e larta që i vendosim vetes dhe shitësve tanë, ne kryejmë një inspektim të pavarur të shërbimit tonë, ambienteve dhe personelit. Ky mbulon të gjitha aspektet e programit "Approved" nga perspektiva e klientit, që nga ambientet deri te vetë automjetet. Duke pasur një organ të paanshëm për verifikimin e standardeve tona, i qëndrojmë kështu gjithnjë motos sonë për të shkuar gjithnjë e më tej.

Kërkim për automjete Approved